Archive | Embelsira

Bakllava Embelsira per Bajram

Bakllava Embelsira per Bajram

Bakllava Embelsira per Bajram

Sado qe nuk shquhem per ndonje qejflie te madhe embelsirash , aq me teper te atyre me sherbet; them me plot gojen se bakllavaja han buke veç.Ma do mendja se kjo vlen dhe per shume prej jush.

Bakllavane , kete embelsire kaq te preferuar , shume shtete dhe popuj e kane pervetesuar si te veten .Osmanllinjte,greket,arabet,armenet,,bullgaret, bizantinet ,  etj e paraqisin secili si me origjine nga shteti i vet.Megjithse kjo gje nuk eshte vertetuar asnjehere 100% , egziston e verteta se osmanllinjte qene ata qe e zhvilluan dhe e sollen bakllavane ne formen dhe menyren e gatimit qe njihet dhe pelqehet aq shume sot.

Sipas gojedhenave , bakllavaja hyri ne sarajet osmane nga fundi i shekullit te 15-te.Qe ne fillimet e saj , u pelqye shume dhe fitoi nje rendesi shume te madhe .Bakllavaja nuk qe veçse nje embelsire , qe nje forme  prestigji ne kuzhinen e sarajit dhe me pas neper konaqet dhe shtepite e pasanikeve ku hyei  me vone.Kishte ustallare te veçante  qe hapnin petat e bakllavase , dhe sipas te dhenave , bakllavaja nuk behej me me pak se 100 peta, te tera keto shume shume te holla. Paraqitja e bakllavase qe nje rit i veçante lavdie dhe mburrjeje krejtesisht te shpjegueshme.Pas shekullit te 18-te , bakllavase ju shtua dhe nje profil tjeter.

embelsira bakllava

Ai komercial.Qe prej asaj kohe filloi te shitej ne mase.Si fillim ,  perdoreshin vetem arrat per te shtuar shijen e bakllavase , por me kalimin e kohes , sipas kerkesave te bleresve erdhen  shume lloje bakllavash , qe ne fakt sa vijne dhe shtohen dhe ne ditet e sotme.Nese ne kohet e dikurshme llojet e bakllavase perfshinin bakllava te bere me stika, bakllava me kajmak , bakllava orizi etj; ne ditet e sotme, duke u bazuar dhe ne profilin e ri te bleresve , qe jane tashme , me te vetedijshem ne kudjesin ndaj shendetit , jane shtuar shume lloje bakllavash , qe do ti quaja me “mike” me shendetin tone si psh. bakllava dietike, bakllava me pak yndyre, bakllava me aloe vera etj etj.Qyteti me i mirenjohur i bakllavase ne Turqi eshte Gaziantepi prej nga ku jane shquar disa familje , mjaft te sukseshme dhe sot e kesaj dite ne prodhimin e bakllavase.Edhe per ne , Shqiptaret ,  bakllavaja ka qene dhe mbetet nje nga embelsirat me te dashura.

Sidomos ne kohen e sistemit komunist ,ku sigurisht nuk qene mundesite e duhura per ta bere bakllavane shpesh ,  bakllavaja simbolizonte dhe vitin e ri (se feste me te madhe nuk kishte me pare) ..Per kete arsye mbase , eshte kaq  e dashur per ne.Une per vete ende se harroj ate telashin e mamave tona, ditet qe behej bakllavaje ne ato tespite gjigande 500-çe.Mund te jete bere klishe si fjali , por nuk rri dot pa e thene se qene shume shume te bukura ato dite..E them pa ndroje fare dhe me bindje te plote se dhe mamate tona, nuk binin fare me poshte se ata ustallaret e sarajeve , duke i hapur aq simetrikisht peta aq te medha dhe aq te holla per ato tepsi gjigande siç ishin 500-çet. Ne ditet e sotme , ka mbetur shume pak prej asaj atmosfere te ngrohte te gatimit te bakllavase , kjo per shume  arsye.

Se pari , bakllavaja e humbi ate veçantine e te berit nje here e per mall ..tashme mund te behet kur te duash, me menyra te thjeshtuara , po ashtu  dhe ta gjesh me shumice dhe ne çdo dyqan.Sigurisht qe nuk ka si bakllavaja e bere ne kushtet e shtepise.Une per vete nuk e nderroj me ate te dyqaneve.Kam ngrene disa lloje dhe ketu , por asgje nuk ma jep shijen e bakllavase se shtepise , sidomos te mamit tim. Siç ju thashe dhe me lart , sado qe bakllavaja ka humbur shume  nga magjia e atmosferes se saj te dikurshme , sidoqofte shija eshte po aq e mire.

Pa  e  zgjatur me shume ,  po vijoj me receten e thjeshtuar te bakllavase  se shtepise( thjeshtimi i vetem eshte hapja e disa petave pernjehere dhe jo veç e veç  , asgje me shume ) sipas recetes se sime meje. Bakllavane qe shihni ne foto e bera bashke me mamin , kur isha ne Shqiperi , ndaj nuk pata mundesi te beja shume foto gjate kohes se hapjes se petave .Ja dhe permbajtja:

Per nje tepsi bakllava:

  • 1 kg miell
  • 7 veze
  • 1 gote vaj
  • 1 gote qumesht
  • pak kripe
  • 1 kg arra qe do ti keni copetuar gjalpe i shkrire per ta hedhur midis petave

Nga 7 vezet , 4 prej tyre do ti perdorni veçse te verdhat , 3 te tjerat ashtu siç jane me gjithe te bardhen.Hidhini te tera lendet siper miellit dhe zijeni brumin.Me pas punojeni mire me dore..Pastaj mbulojeni me nje pecete pakez te lagur per te parandaluar kesisoj tharjen e brumit dhe lijeni ashtu per gjysem ore  deri sa te vije brumi. Pastaj ndajeni brumin ne 4 pjese.Çdo pjese ndajeni ne 15 copa te vogla te cilat punojini ca me dore dhe sillini ne forme sfere.Duke i lene copat e tjera poshte pecetes se lagur , filloni ti hapni secilat nga sferat ne nje diameter prej 15 cm.

Hidhini niseshte gjate hapjes qe te mos ju ngjiten dhe çahen petat .Vazhdoni keshtu dhe me peten e dyte dhe me pas vijeni siper petes se pare pa harruar ti hidhni pakez niseshte perpara.Vazhdoni keshtu deri sa 15 sferat te kene perfunduar.Me pas merini petat qe i keni vene nje mbi nje dhe hapeni kete pete te vetme ne madhesine e tepsise tuaj.Pasi ta heni hapur vijeni mbi tepsi, te cilen sigurisht qe do ta keni lyer me pare me gjalpe.Me pas hidhni siper petes gjalpin e shkrire.Vazhdoni ne te njejten menyre dhe me 15 sferat e dyta.

Me pas vijini ne tepsi , shtojini gjalpin dhe pas kesaj hidhini ne menyre te njetrajtshme arrat e copetuara Me pas vazhdoni po njesoj dhe me 15 sferat e grupit te 3-te , vijini ne tepsi hidhini gjalpin dhe po njesoj hapni dhe 15 sferat e grupit te fundit dhe ndiqni te njejtat veprime dhe per to.Ne fund priteni bakllavane dhe vijeni te piqet ne furren e ngrohur me pare ne 110° C.Mbajeni per rreth 6 ore.

Kujdes!!!Pjekja eshte pika me e rendesishme tek bakllavaja , ndaj kujdesuni qe te piqet mire.Nje bakllava e pjekur mire , nuk prishet dhe nese nuk i hidhni sherbet dhe sikur ta leni per gati nje muaj !!!

Per sherbetin :  1,5 kg sheqer ,  uje sa ta kaloje sheqerin (sa trashesia e gishtit te madh te dores) dhe dy luge leng limoni qe te mos e lejme te sheqeroset. Kjo eshte masa perfekte per te perfituar nje sherbet jo shume te trashe dhe velites dhe aspak te sheqerosur!Si fillim perzijeni sheqerin mire ne uje deri sa kokrrat e tij te shkrihen.Me pas hidhnini dhe 2 luget e lengut te limonit dhe perzijeni dhe pakez.Pastaj lijeni te zihet vete ne zjarr jo shume te larte.

Sapo te zihet mund ta fikni dhe ta hidhni sakaq mbi bakllava.Sherbeti duhet te hidhet patjeter i nxehte! Ja me ne fund dhe bakllavaja eshte gati..

Ju befte mire dhe paçi embelsi sa ç ‘ka dhe kjo e mira bakllava

Posted in Embelsira1 Comment

Embelsira Tiramisu me luleshtrydhe

Embelsira Tiramisu me luleshtrydhe

Tiramisuja me luleshtrydhe është një variant i tiramisusë klasike. Kjo recetë është e mirë edhe për fëmijët sepse nuk përmban kafe. është shumë e mirë, e shijshme, e freskët dhe ka me të vërtetë një aspekt fantastik.

embelsira tiramisu

Përbërësit e Tiramisu me luleshtrydhe

    • 500 gr luleshtrydhe
    • 500 gr maskarpone
    • 500 ml pana
    • biskota të gjata savoiardi
    • 3 vezë
    • 300 gr sheqer

Përgatitja Tiramisu me luleshtrydhe

Pasi i keni larë, prisni në copa të vogla luleshtrydhet dhe i hidhni në një enë. Shtoni në të dhe një lugë sheqer dhe trazojini mirë. Vendosni enën në frigorifer. Ndërkohë filloni përgatitjen e kremit. Ndani të bardhat e vezëve nga të verdhat. Filloni të rrihni fort të bardhat me rrahësin elektrik derisa të arrini një shkumë të bardhë.

Në një enë tjetër hidhni 400 ml pana ( 100 ml do tju duhet për të lagur biskotat) dhe filloni ta rrihni dhe atë me rrahësin elektrik derisa të krijohet një masë e bardhë si shkumë.

Në enën ku keni hedhur të verdhat e vezëve hidhni dhe sheqerin filloni ti rrihni fort. Më pas shtoni maskarponen dhe vazhdoni ti rrihni me rrahësin elektrik derisa trë arrini një masë homogjene. Pas kësaj shtoni të bardhat e vezëve e trazojini me kujdes. Bashkoni në të edhe panën dhe përziejeni mirë duke pasur kujdes që të gjithë përbërësit të bashkohen mirë.

Kremi është gati dhe fillojmë e përgatisim ëmbëlsirën.

Nxjerrim luleshtrydhet nga frigoriferi dhe lëngun që ato kanë lëshuar e hedhim në një tavë ku e bashkojmë me panën e ngrohur paraprakisht. Kjo masë do të na duhet për të lagur biskotat.

Në një tavë drejtëkëndëshe ( mund të përdorni edhe forma të tjera), hedhim pak krem dhe e hapim me kujdes. Vendosim mbi të një shtresë biskotash të lagura më parë me lëngun e përgatitur. Hedhim mbi to përsëri krem dhe i mbulojmë mirë. E sipër shtojmë luleshtrydhe. Shtojmë edhe një shtresë biskota të lagura, i mbulojmë përsëri me krem dhe sipër shtojmë luleshtrydhe. ëmbëlsira është gati, vendoseni në frigorifer për disa orë përpara se ta shërbeni. Më pas prijeni në copa dhe shërbeni tiramisunë në pjata duke i hedhur sipër sheqer pluhur.

Ju Bëftë Mirë Tiramisu me luleshtrydhe

Posted in Embelsira0 Comments

Embelsira Tortë me luleshtrydhe

Embelsira Tortë me luleshtrydhe

Përbërësit:Tortë me luleshtrydhe

embelsira

  • * 200gr brumë i qullët të ngrirë
  • * ¼ dl qumësht
  • * 700 gr sheqer vanilje
  • * 25 gr miell
  • * 2 të verdha veze
  • * ¼ pana të freskët
  • * 50 gr bajame
  • * 700 gr luleshtrydhe
  • * 70 gr sheqer
  • * ¼ dl ujë
  • * 750 gr miell
  • * 4 vezë
  • * 700 gr gjalpë

Përgatitja: Embelsira Tortë me luleshtrydhe

Shkrini brumin e qullët, pastaj shtrijeni në një tortierë, hapini disa vrima me pirun. Përgatisni brumin për “mbulesën” e tortës. Hidhni ujin, gjalpin, pak kripë, 20 gr sheqer në një tenxhere. Ziejeni, shtoni miellin e vazhdoni ta përzieni brumin me një lugë druri, derisa brumi të shkëputet nga ena. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni 4 vezët një nga një, përziejeni dhe mbajeni larg zjarrit.

Përgatisni kremin e pastiçerisë: hidhni qumështin e vluar dhe vaniljen mbi të verdhat e vezës, mbi sheqerin dhe miellin, përzieni dhe lëreni të vlojë për disa sekonda. Bashkoni gjysmën e kremit të pastiçerisë me brumin ‘mbulesës’ hidheni në një tavë bashkë me brumin e qullët dhe hidhini sipër bajamet e prera.

Piqeni në furrë të nxehur 210° për 30 min. Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet.
Lani mirë luleshtrydhet, rrihni panën derisa të bëhet si shkumë. Me ndihmën e një thike shkëpusni brumin’ e qullët nga “mbulesa”. Hidhini sipër brumit të qullët pjesën e mbetur të kremit të pastiçeri së, hidhini sipër luleshtrydhet dhe panën.

Vendosni me kujdes “mbulesën” e spërkateni me sheqer pluhur.

Ju befte mire Embelsira Tortë me luleshtrydhe

Posted in Embelsira0 Comments

Embelsira – Buding molle

Embelsira – Buding molle

Embelsira

Për 6-8 vetë:

* 6 lugë margarinë
* 12 feta buke tost, tuli bukës të jetë i bluar
* 1/2 kg mollë
* 23 filxhan ujë
* 12 filxhan sheqer
* 1 filxhan marmelatë

1 – Fërgoni në një tigan të thellë me margarinë fetat e bukës në një zjarr mesatar deri sa ato të zverdhen. I vendosni ato mënjanë.

2 – I qëroni mollët dhe i prisni në katrorë të vegjël. I zieni më ujë dhe sheqer dhe afro 25 minuta në një tenxhere deri sa ato të zbuten krejt.

3 – Shtoni në formë sufleje me shtresa 1 filxhan me tul buke të fërguar, 2 filxhanë me salcë molle dhe 12 filxhani marmelatë frutash. Përsërisni të njëjtën gjë deri sa të mbarojnë lëndët e përgatitura duke përfunduar me shtresën e sipërme me tulin e bukës dhe mandej e piqni budingun për afro 25 minuta në furrë të ngrohur në 180 gradë. Nëse dëshironi, e lyeni në formë garniture budingun me një shtresë të hollë marmelate, krem qumësht dhe e servoni disi të vakët.

Embelsira – Buding molle

 

Posted in Embelsira0 Comments

Embelsira – Krep me portokall

Embelsira – Krep me portokall

Kreperitë bëjnë çudira … Zbulojini ato në versionin e tyre të rafinuar, të lehtë dhe erëmirë.

embelsira Krep me portokall

Për 4 persona

Përgatitja: 40 minuta
Pritja: 2 orë
Pjekja: 50 minuta

* 125 gr miell
* 2 portokalle
* 30 ml qumësht
* 2 vezë
* 1 lugë kafeje konjak
* 40 gr gjalpë
* kripë, sheqer

Për gjalpin e portokallit

* 1 portokall, 1/2 limon, 40 g gjalpë, 40 gr sheqer i akullt, 5 ml konjak

Për ta shoqëruar

* 1/2 litër sherbet me limon, 1 fije mente

Embelsira – Krep me portokall

Këshilla:

* Brumi mund të jetë edhe më i mirë nëse ju e përgatisni që më parë.
* Në se ju mbetet brumë, krijoni krep të tjerë. Stivosini ato duke i ndarë nga katrorë letrash të sulfurizuara. Ju mund t’i ruani në frigorifer: nuk do t’u mbetet veç t’i vini në furrë disa minuta për t’i ngrohur. Do t’ju shërbejnë në mëngjes ose në zemër, me gjalpë të kripur ose shurup panje, me marmalatë portokallesh ose reçel luleshtrydhesh.

Etapa e parë
Në një tas hidhni miellin e papërpunuar me fare pak kripë dhe sheqer. Thyeni vezët në mes dhe përziejini duke mbledhur miellin drejt qendrës me ndihmën e një punimi të fortë. Shtoni aty progresivisht qumësht, pastaj konjak. Filtroni brumin. Mbulojeni brumin pasi e keni zgjatur dhe e lini të pushojë për 2 orë në frigorifer.
Shkrini 20 gr gjalpë në një tigan me krepë dhe hidheni atë mbi brumë.
Përgatisini krepët: hidhni pak brumë në tigan. Përkuleni në mënyrë që brumi të shtrohet mbi fundin e tiganit. Nxeheni dhe lëreni të piqet për 1 minutë mbi një zjarr mesatar. Shqitini anët, kthejeni krepin me një spatul dhe piqeni anën tjetër për 1 minutë.

Etapa e dytë
Përgatisni në të njëjtën mënyrë një dyzinë me krepë, pa harruar të gjalposni rregullisht tiganin. Stivosini pak nga pak mbi një pjatë. Lani një portokall dhe thajeni. Me ndihmën e një thike hiqni copa lëkure të gjata. Ndajeni portokallin, filtroni lëngun dhe ruajeni. Qëroni dy portokalle të freskët, ndajeni në thela.
Përgatsni gjalpin e e portokallit: ngrohni 40 gr gjalpë dhe sheqer në tigan. Shtoni copat e lëkurës, lëngun e portokallit të filtruar, një lugë kafe lëng limoni dhe një lugë kafe konjak. I zieni thelat e portokallit për 1 minutë. I hiqni ato ashtu si dhe lëkurët dhe i ruani.

Etapa e tretë
Ngroheni furrën mbi termostatin 6 (180gradë celsius).
I skuqni krepët një nga një, nga të dy anët, në gjalpin me portokall të nxehtë.
I ndani në katër dhe i rezervoni ato në një pjatë që e duron nxehtësinë. Në fund të veprimit vëreni pjatën e nxehtë në furrën e fikur.
Hidhni mbetjen e konjakut në tigan. E ngrohni, e piqni, lëreni të fiket.
I ndani krepët mbi pjata individuale, pastaj vini shpejt thelat e portokallit të vakta dhe lëkurët. I lagni me gjalp portokalli. Vini në çdo pjatë dy masa sherbet limoni, zbukurojini me fije mente dhe shërbejini menjëherë.

Embelsira – Krep me portokall

Posted in Embelsira0 Comments

Embelsire Sheqer Pare

Përbërësit

-1 kokos
-1 peciv
-1 fikxhan tamel
-1 filxhan sheqer
-mille sipas nevojes
-2 vez

Pregaditje

Vezet kokosin tamlin peciven sheqerin i perzin bashk e mandej jau qet miellin deri sa te mundesh me i formu topa te vegjel e lyn tepsin me vaj dhe i rendit ne tepsi.
Sherbetin e val ja hedh embelsines sa ta nxjerrish prej furre ju baft mir shum e mir bahet..
Shërbeti për sheqer Pare eshte keshtu : 1 kg Sheqer , gjysme liter ujë , …

Posted in Embelsira0 Comments

Tort me figurë lepuri

Përbërësit:

500 gr margarinë,

600 gr sheqer pluhur,

16 vezë,

600 gr çokollatë për zierje,

300 gr keksë,

600 gr shllig,

600 ml ujë mineral.

Përgatitja:

Përziejeni 1 margarinë me 300 gr sheqer pluhur, shtoni 8 të kuq të vezës, 150 gr keksë dhe 300 gr çokollatë të shkrirë. Të gjitha bashkojini. Masën ndajeni në 3 pjesë dhe piqeni në 200 gradë për 10 minuta.

Mbushja: shllagin përziejeni me 600 ml ujë mineral.

Posted in Embelsira0 Comments

Emberlisre Biskote me peme

Përgatitja

Përzieni të bardhët e vesë, gradualisht i shtoni sheqerin, lugë pas luge. Kur të shkrihet sheqeri, hidheni të verdhët e vesë derisa përzierja të shkrihet.

Më pas ngadalë përzieni edhe qumështin, vajin, miellin dhe pluhurin për pjekurinë, dhe i përzieni me tel, jo me mikser. Më pas radhitni kajsitë.

I piqni në një tepsi prej 180 gradë për 40 minuta. Para se të piqen përfundimisht, e zvogëloni temperaturën që të piqen në vete. E preni në pjesë më të mëdha dhe i shtoni një sasi të vogël të sheqerit në pluhur.

Posted in Embelsira0 Comments

Embelsire Puding pemësh

Përbërësit:

-200 g molla

-100 g sheqer

-1 qese sheqer vaniljeje

– 1 lugë e vogël kanellë

-150 g arra.

Përgatitja

Mollët e qëruara dhe të pastruara i preni në feta të holla. Pudingun e tundni me pak qumësht dhe e qitni në pjesën tjetër të qumështit të vluar me sheqer. Ziejeni deri sa të fitoni një puding jo tepër të dendur. N pudingun e ftohur përzini sheqerin e vaniljes, kanellën, fetat e mollëve dhe arrat e copëtuara. Masën e vendosni në enë, të cilat janë rezistuese ndaj temperaturave të larta, dhe i piqni në furrë. Ëmbëlsirën e shpërbeni të ftohtë.

Posted in Embelsira0 Comments

Embelsira Trileqe

Embelsira Trileqe

Embelsira Trileqe

Cka kemi nevoje per ta pregaditrut embelira Trileqe


* 6 vezë
* 400 gr sheqer
* 400 gr miell
* 1 pluhur paste
* 1vanil sheqer
* 1/2 lit. ajkë “Hoplla”
* ½ lit qumësht
* 300 gr qumësht pluhur “Nestlle”
* 1/2 kg karamel.

Si pregdaditet Embelsira Trileqe?

Përgatitja:
Tunden të bardhat e vezëve gjersa të shkumojnë mirë. Shtohet sheqeri për të vazhduar tundja, gjersa masa të formohet shkumë e qëndrueshme.

 

  1. Shtohen të verdhat dhe vazhdon tundja. Kësaj mase i shtohet mielli i përzier me pluhur paste dhe sheqer vanilje, duke e përzier me lugë, gjersa masa të kompaktësohet.
  2. Brumi derdhet në tepsi shporeti të shtruar me letër të yndyrshme,ose të lyer me yndyrë dhe të përmillur.
    Futet në furrë të nxehtë me temp.180 gardë Celsius që të piqet për afro 30 min. Pasi të ftohet pak përmbyset, largohet letra.
  3. Në tepsi ku është pjekur, derdhet ajka dhe mbi të vendoset pandispanja e pjekur. Me ½ lit. qumësht të ftohtë, trazohet qumështi pluhur dhe pasi të përzihet mirë, në mënyrë që mos të mbesin kokrriza qumështi, përzihet me 1 lit. qumësht të vakët. Kjo masë qumështi (1,1/2 l.) hidhet mbi pandispanjë duke e shpuar me piru në rast nevoje,që ta pijë mirë qumështin.
  4. Nëse karameli është mjaftueshëm i trashë, hidhet mbi, e nëse është i hollë, mirë është ai të qitet mbi trileqe atëherë, kur edhe shërbehet,kuptohet pasi të pritet në katrorë.

    embelsira_trileqe

    embelsira_trileqe

Embelsira

Posted in Embelsira6 Comments

Page 1 of 212

Facebook

  • Biftek Lope me Rrush

    Përbërësit për 4 persona:
    4 biftekë lope
    3 kokë qepë
    300 gr kokrra rrush të zi
    200 ml verë e bardhë
    200 ml ujë
    vaj, kripë dhe piper i zi

    Përgatitja:
    I grijmë qepë e i skuqim në vaj. Sipër biftekut hedhim kripë, grijmë piper ë zi dhe i pjekim në skarë. Pastaj, biftekun e pjekur i vëmë në tiganin me qepë. Kokrrat e rrushit
    të zi i presim përgjysmë dhe i hedhim në tigan. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi, Pastaj, në tigan e hedhim verën e bardhë dhe ujin. Tiganin e mbulojmë me kapak dhe e lëmë biftekun të kaurdiset 20 minuta.
    Në tigan tjetër në zjarr hedhim orizin e zier. Qepët i presim në copa të pjerrëta dhe i shtojmë në tigan. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi.
    Me lugë sitë nxjerrim biftekun nga tigani dhe i rendisim shkallë-shkallë në pjatën për servirje. Sipër i servirim kokrrat e rrushit. Në dy skajet e pjatës e servirim orizin me qepët. Sipër biftekut të lopës me rrush hedhim nga salca në të cilën përgatiteshin.
    www.pjata.net


  • Embelsire me Levore Portokalli

    Përbërësit:
    8 vezë
    8 lugë sheqer
    100 gr rrush i terur
    2 lugë galetë
    200 gr arra të bluara
    lëvore portokalli (të ziera te kulluara dhe të ftohura)

    Përbërësit për sherbetin:
    lëvorja e 2 portokajve
    200 gr sheqer
    ujë
    Nevoiten edhe 3dl ajkë e ëmbël për dekorim dhe pak lëvore portokalli

    Përgatitja:
    Fillimish përgatitim lëvoret e portokallit.
    Pastrojmë mirë 2 portokaj,i qërojmë dhe lëvoret e grijmë në katrorë të vegjël.E qesim të zihet.Pasi të vlojë 2-3 minuta ia derdhim ujin dhe përsëri i mbushim me ujë dhe i ziejmë.Këtë proces e përsërisim 3 her.Në të katërtën herë i qesim 6 dl ujë dhe 200 gr sheqer dhe i ziejmë.
    Ky është sherbeti i ëmbëlsirës,të cilit mund t`ia shtojmë edhe lëngun e një portokalli.Nga sherbeti heqim lëvoret e portokallit dhe i lejmë anash se do na duhen për pandispanjën.
    Tani fillojmë me përgatitjen e ëmbëlsirës:
    Rrahim të bardhat e vezëve me sheqer,shtojmë të verdhat e vezëve,galetën,arrat,lëvoret e portokallit dhe rrushin e terur.
    Pjekim në temperaturë 180-200*C.
    E ftohim pak dhe ia qesim sherbetin e nxehtë.Kur të ftohet plotësisht e dekorojmë me shllag dhe lëvore portokalli.

    www.pjata.net


  • Embelsire me Levore Portokalli

    Përbërësit:
    8 vezë
    8 lugë sheqer
    100 gr rrush i terur
    2 lugë galetë
    200 gr arra të bluara
    lëvore portokalli (të ziera te kulluara dhe të ftohura)

    Përbërësit për sherbetin:
    lëvorja e 2 portokajve
    200 gr sheqer
    ujë
    Nevoiten edhe 3dl ajkë e ëmbël për dekorim dhe pak lëvore portokalli

    Përgatitja:
    Fillimish përgatitim lëvoret e portokallit.
    Pastrojmë mirë 2 portokaj,i qërojmë dhe lëvoret e grijmë në katrorë të vegjël.E qesim të zihet.Pasi të vlojë 2-3 minuta ia derdhim ujin dhe përsëri i mbushim me ujë dhe i ziejmë.Këtë proces e përsërisim 3 her.Në të katërtën herë i qesim 6 dl ujë dhe 200 gr sheqer dhe i ziejmë.
    Ky është sherbeti i ëmbëlsirës,të cilit mund t`ia shtojmë edhe lëngun e një portokalli.Nga sherbeti heqim lëvoret e portokallit dhe i lejmë anash se do na duhen për pandispanjën.
    Tani fillojmë me përgatitjen e ëmbëlsirës:
    Rrahim të bardhat e vezëve me sheqer,shtojmë të verdhat e vezëve,galetën,arrat,lëvoret e portokallit dhe rrushin e terur.
    Pjekim në temperaturë 180-200*C.
    E ftohim pak dhe ia qesim sherbetin e nxehtë.Kur të ftohet plotësisht e dekorojmë me shllag dhe lëvore portokalli.

    Burimi: http://receta.mesoshqip.org/2014/02/embelsire-me-levore-portokalli.html#ixzz2uY7ZJoaD


  • Pulë e përgatitur në mënyrë firencase

    Përbërësit:

    * 1 pulë
    * 1 kg spinaq
    * 180 gr gjalpë
    * 330 ml qumësht
    * 200 ml shtalpë
    * 2 vezë të ziera
    * 3 lugë parmezan
    * arrë muskati
    * 2-3 lugë miell
    * vaj, kripë dhe piper i zi

    Përgatitja:

    Pulën e presim në copë, të cilat i ziejmë në tenxhere me ujë. Copët e pulës të ziera i shpëlajmë me ujë të ftohtë.

    Spinaqin e prerë në copë të imëta e skuqim në vaj dhe në gjalpë. Hedhim në të kripë dhe pipër të zi.

    Në zjarr vëmë edhe një tigan, e vëmë gjalpin e mbetur dhe shtojmë 2-3 lugë miell. Hedhim edhe vaj. Përziej më pandërprerë gjatë skuqjes së miellit. Vazhdojmë të përziejmë me telin e kuzhinës dhe në tigan e shtojmë qumështin, hedhim kripë dhe kështu e përgatisim besh¬amel sosin. Pasi sasi e fiton dendësinë e duhur, tiganin e heqim nga zjarri. E grijmë arrën e muskatit dhe e hedhim në tiganin me beshamel sos.

    Mishit të pulës ia largojmë lëkurën dhe kockat dhe e presim në copë të imëta.

    Spinaqin e skuqur, bashkë me yndyrën e vëmë në tavë. Mbi spinaq e vëmë mishin e pulës të prerë në copë. Vezët e ziera i presim në rrathë, të cilat i rendisim në tavë.

    Në fund, në tavë e vëmë beshamel sosin. Sipër beshamel sosit hedhim dy lugë parmezan.

    Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 15 minuta në tempera¬turë prej 200 gradë.

    Pulën e përgatitur e presim në copë, të cilat i rendi¬sim në pjatë për servirje. Me shtalpë i zbukurojmë copët e pulës, si dhe pjatën për servirje. Sipër hedhim parmezan.

    www.pjata.net


  • Veze Skoceze

    Përbërësit:

    * 500 gr mish i grirë
    * 3 vezë
    * 1 dl qumësht
    * bukë e grirë
    * tul nga dy feta buke
    * miell
    * 4 vezë të ziera
    * 2 kokë qepë
    * majdanoz, vaj, kripë dhe piper i zi

    Përgatitja:

    Qumështin e hedhim mbi tulin e bukës. Bukën e lëmë derisa ta mpijë mirë qumështin.
    Qepën e grirë e skuqim në vaj. Majdanozin e grirë e vëmë në enën e madhe e të thellë, në të cilën e kemi vënë mishin e grirë.

    Në enë i thyejmë një vezë, e shtojmë tulin e zbutur në qumësht dhe qepën e skuqur dhe të kulluar. Hedhim kripë dhe piper të zi dhe tërë masën e ngjeshim me dorë.

    Pastaj, masën e ndajmë në dy pjesë dhe i shtypim me duar. Katër vezët e ziera i mbulojmë me brumin e mishit të grirë, duke krijuar-dy topa, të cilat i vëmë në tavë me vaj, të cilën e vëmë në furrë. Pjekim 5 minuta, në temperaturë prej 220 gradë.

    E nxjerrim tavën nga furra dhe vezët skoceze i kalojmë në miell, në dy vezë të rrahura dhe në bukë të grirë. Vezët skoceze të përgatitura në këtë mënyrë i skuqim në tenxhere me vaj. I presim përgjysmë dhe i vëmë në pjatën për servirje. I zbukurojmë me kopër.

    Pjatën e zbukurojmë me majonezë dhe me keçap.

    www.pjata.net