Categorized | Gjellera

Rosto viçi

Rosto viçi

Përbërësit për 6 persona:

* 800 g rosto viçi
* 120 g miell
* 120 g shparguj
* 100 g kunguj
* 100 g bizele të ziera
* 60 ml qumësht
* 2 vezë
* një qepë e vogël e kuqe
* rozmarinë
* trumzë
* kanellë pluhur
* majdanoz
* verë të bardhë të athët
* gjalpë
* vaj ulliri
* kripë kokërrmadhe
* piper kokërr

Përgatitja:

1. Lyejeni rolenë me një tufë rozmarinë, majdanoz, trumzë, kripë, një lugë piper kokërr dhe pak kanellë. Vendoseni në një tas, mbyllen i me kapak dhe lëreni të marinohet për 3 orë në një vend të freskët.

2. Pastrojeni mishin e marinuar dhe skuqeni në një tigan me shumë vaj nga të gjitha anët, për 3-4 minuta në secilën anë. Kalojeni në një tavë balte me 20 g vaj, 40 ml verë dhe rozmarinë. Piqeni në furrë për 25-30 minuta me 200°C. Më pas hiqeni nga furra, lëreni të ftohet dhe vendosini në një letër alumini për rreth 30 minuta. Në fund filtroni fundin e gatimit dhe lëreni mënjanë.

3. Ziejini shpargujt për një minutë dhe kullojini. Pritini (mbani veç disa në formë bastuni), kaurdisini për 3-4 minuta në një tigan bashkë me kungujt e prerë në feta, bizelet, qepën dhe pak gjalpë.

4. Mbrumni miellin me vezët, qumështin, një lugë vaj, pak kripë dhe më pas shtoni edhe zarzavatet e skuqura. Kalojeni brumin në 24 forma konike të lyera me vaj (me diametër 8 cm dhe lartësi 4 cm). Format e krijuara piqini në furrë me 200 gradë për 15 minuta (si minipuding).

5. Servireni rolenë të prerë në feta, spërkateni me lëngun e filtruar të pjekjes, shoqërojeni me minipudingët e sapopjekur dhe asparagët e lënë mënjanë.

6. Gatimi shoqërohet me verë të kuqe të athët dhe me aromë frutash.

Leave a Reply

Facebook