Tag Archive | "embelsire revani shqiptare"

Pica Kapricoze

Perbersit:

-8g-18gram maja birre
- 180gram vaj ulliri
-18gram kripe
- 1kg miell
-mocarela
-salce
-nje gote uje
-proshut,kerpurdha,spec,ullijn
Pergatitja

Shija e pices varet nga pergatitja e brumit, prandaj duhet patur mjaft kujdes ne pergatijen e brumit. Hedhime 3 luge gjelle maje birre dhe me pas shtojme vaj ulliri dhe 1 gote uje . Hedhim dhe 6kg miell dhe 18-gram kripe. I perziejme mire dhe e leme brumin 15-20 minuta qe te vije dhe kemi krijuar brumin per picen. Ky brum mund te perdoret sa here qe duam ne per te ber pica. Marrim 250-gram brum pize nese deshirojme pice mesatare dhe 500-gram nese duam pice familjare dhe e shtrojme mielling dhe i japin formen rrumbullakte te pices duke e len pak me te trashe nga anet dhe e lyejme mire me salce dhe pasi e kemi lyer mire gjithandej ne i hedhim mocarela dhe pasi i kemi hedhur mocarelen do e ndajme picen ne 4 pjese ku ne nje pjese do hedhim gjithe sallamin uniforme po keshtu do te hedhim kerpurdhat ne pjesen e dyte , ne pjesen e 3 hedhim specat dhe ne pjesen qe mbetet ullinjt pas mbarojme kete e fusim ne furre me nxehtesi 300 grade celsius.

Posted in PastaComments (0)

Embelsire Sheqer Pare

Përbërësit

-1 kokos
-1 peciv
-1 fikxhan tamel
-1 filxhan sheqer
-mille sipas nevojes
-2 vez

Pregaditje

Vezet kokosin tamlin peciven sheqerin i perzin bashk e mandej jau qet miellin deri sa te mundesh me i formu topa te vegjel e lyn tepsin me vaj dhe i rendit ne tepsi.
Sherbetin e val ja hedh embelsines sa ta nxjerrish prej furre ju baft mir shum e mir bahet..
Shërbeti për sheqer Pare eshte keshtu : 1 kg Sheqer , gjysme liter ujë , …

Posted in EmbelsiraComments (0)

Omëletë me domate

Nevojiten:

  • 4 vezë ,
  • 4 domate ,
  • 1 qepë ,
  • vaj ,
  • kripë dhe pak sheqer.

Përgatitja:

Omëleta me domate përgatitet sikur omëleta e zakonshme, por më pare përgatiten domatet.

Domatet qërohen me një thikë të mprehtë, priten rriska-rriska të holla dhe qiten në fultere ku është fërguar qepa e grirë shumë hollë me gjalpë.

U shtohet kripa, piperi dhe pak sheqer dhe lihen në zjarr të ngadalshëm derisa ta pinë tërë lëngun e të bëhen si një salcë e trashë, duke i trazuar nga një herë që të mos ngjiten.

Pas kësaj përgatisim omëletën: rrihen vezët, u shtohet pak kripë dhe qiten në fulteren e gjerë me yndyrë që të piqen rreth 5 minuta në zjarr mesatar. Omëleta e përgatitur qitet në një pjatë të gjerë, sipër saj qitet pureja e përgatitur e domates dhe paloset dyfish.

Mund ta dekoroni me majdanoz e erëza që ju pëlqejnë.

Posted in VegjetarianeComments (0)

Jufka shtepie

Sot po ndaj me ju receten e jufkave te pergatitura ne shtepi nga ime me:)
Per ata qe nuk e dine se cfare jane jufkat : Petë brumi të gatuara zakonisht me vezë, të thara në diell dhe të copëtuara, që përgatiten si zahire për dimër; petë, petarishte, petka.

Per pergatitjen e tyre u perdoren:

7 te verdha veze dhe nje veze tjeter e plote (me gjithe te bardhen dhe te verdhen)
1 kg miell
qumesht me sy teksa zihet brumi

Perzijini asortimentet e permendura si me siper per te bere brumin.Lijeni brumin te vije me pare.Me pas ndajeni ate ne kulece te vegjel.
Me ndihmen e niseshtese , hapeni cdo kulac ne nje forme pete relativisht te madhe si ajo qe shihni ne foto(pak a shume sa petat e ish tepsive 500-ce:).
Vazhdoni keshtu deri sa ti mbaroni petat.Cdo pete vijeni mbi nje carcaf dhe lijeni te thahet pak, por jo shume pasi veshtiresohet prerja e saj me vone.

Me tej mblidheni ne forme ruloje cdo pete dhe priteni ashtu sic e shihni dhe ne foto.

Me pas hapini fijet e prera vec e vec dhe vijini serish qe te thahen mbi carcaf.
Pasi te thahen mund ti ruani ne qese apo kuti .

http://yummania.wordpress.com/2012/01/18/jufka-shtepie/

Posted in PastaComments (0)

Biftek me mozzarella

Nevojiten:
* 4 biftekë të hollë mish viçi
* 100 gr. djath mozzarella
* 4 lugë vaj ulliri
* kripë dhe piper sipas dëshirës
* miell
* lëng mishi i nxehtë.

Përgatitja:

Rrihni mirë biftekët nëse nuk janë të hollë dhe lyejini me miell. Nxehni mirë vajin në një tigan që nuk ngjit. Prisni djathin mozarella në feta. Skuqini pak biftekët nga të dyja anët.

Kriposini dhe hidhini piper sipas dëshirës dhe vendosni sipër tyre fetat e mozzarelles.

Hidhni sipër një garuzhde me lëng mishi, pastaj mbulo tiganin me një kapak dhe lëre të gatuhet deri sa të harxhohet gjithë lëngu.

Posted in GjelleraComments (0)

Tort me figurë lepuri

Përbërësit:

500 gr margarinë,

600 gr sheqer pluhur,

16 vezë,

600 gr çokollatë për zierje,

300 gr keksë,

600 gr shllig,

600 ml ujë mineral.

Përgatitja:

Përziejeni 1 margarinë me 300 gr sheqer pluhur, shtoni 8 të kuq të vezës, 150 gr keksë dhe 300 gr çokollatë të shkrirë. Të gjitha bashkojini. Masën ndajeni në 3 pjesë dhe piqeni në 200 gradë për 10 minuta.

Mbushja: shllagin përziejeni me 600 ml ujë mineral.

Posted in EmbelsiraComments (0)

Emberlisre Biskote me peme

Përgatitja

Përzieni të bardhët e vesë, gradualisht i shtoni sheqerin, lugë pas luge. Kur të shkrihet sheqeri, hidheni të verdhët e vesë derisa përzierja të shkrihet.

Më pas ngadalë përzieni edhe qumështin, vajin, miellin dhe pluhurin për pjekurinë, dhe i përzieni me tel, jo me mikser. Më pas radhitni kajsitë.

I piqni në një tepsi prej 180 gradë për 40 minuta. Para se të piqen përfundimisht, e zvogëloni temperaturën që të piqen në vete. E preni në pjesë më të mëdha dhe i shtoni një sasi të vogël të sheqerit në pluhur.

Posted in EmbelsiraComments (0)

Embelsire Puding pemësh

Përbërësit:

-200 g molla

-100 g sheqer

-1 qese sheqer vaniljeje

- 1 lugë e vogël kanellë

-150 g arra.

Përgatitja

Mollët e qëruara dhe të pastruara i preni në feta të holla. Pudingun e tundni me pak qumësht dhe e qitni në pjesën tjetër të qumështit të vluar me sheqer. Ziejeni deri sa të fitoni një puding jo tepër të dendur. N pudingun e ftohur përzini sheqerin e vaniljes, kanellën, fetat e mollëve dhe arrat e copëtuara. Masën e vendosni në enë, të cilat janë rezistuese ndaj temperaturave të larta, dhe i piqni në furrë. Ëmbëlsirën e shpërbeni të ftohtë.

Posted in EmbelsiraComments (0)

Facebook

  • Biftek Lope me Rrush

    Përbërësit për 4 persona:
    4 biftekë lope
    3 kokë qepë
    300 gr kokrra rrush të zi
    200 ml verë e bardhë
    200 ml ujë
    vaj, kripë dhe piper i zi

    Përgatitja:
    I grijmë qepë e i skuqim në vaj. Sipër biftekut hedhim kripë, grijmë piper ë zi dhe i pjekim në skarë. Pastaj, biftekun e pjekur i vëmë në tiganin me qepë. Kokrrat e rrushit
    të zi i presim përgjysmë dhe i hedhim në tigan. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi, Pastaj, në tigan e hedhim verën e bardhë dhe ujin. Tiganin e mbulojmë me kapak dhe e lëmë biftekun të kaurdiset 20 minuta.
    Në tigan tjetër në zjarr hedhim orizin e zier. Qepët i presim në copa të pjerrëta dhe i shtojmë në tigan. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi.
    Me lugë sitë nxjerrim biftekun nga tigani dhe i rendisim shkallë-shkallë në pjatën për servirje. Sipër i servirim kokrrat e rrushit. Në dy skajet e pjatës e servirim orizin me qepët. Sipër biftekut të lopës me rrush hedhim nga salca në të cilën përgatiteshin.
    www.pjata.net


  • Embelsire me Levore Portokalli

    Përbërësit:
    8 vezë
    8 lugë sheqer
    100 gr rrush i terur
    2 lugë galetë
    200 gr arra të bluara
    lëvore portokalli (të ziera te kulluara dhe të ftohura)

    Përbërësit për sherbetin:
    lëvorja e 2 portokajve
    200 gr sheqer
    ujë
    Nevoiten edhe 3dl ajkë e ëmbël për dekorim dhe pak lëvore portokalli

    Përgatitja:
    Fillimish përgatitim lëvoret e portokallit.
    Pastrojmë mirë 2 portokaj,i qërojmë dhe lëvoret e grijmë në katrorë të vegjël.E qesim të zihet.Pasi të vlojë 2-3 minuta ia derdhim ujin dhe përsëri i mbushim me ujë dhe i ziejmë.Këtë proces e përsërisim 3 her.Në të katërtën herë i qesim 6 dl ujë dhe 200 gr sheqer dhe i ziejmë.
    Ky është sherbeti i ëmbëlsirës,të cilit mund t`ia shtojmë edhe lëngun e një portokalli.Nga sherbeti heqim lëvoret e portokallit dhe i lejmë anash se do na duhen për pandispanjën.
    Tani fillojmë me përgatitjen e ëmbëlsirës:
    Rrahim të bardhat e vezëve me sheqer,shtojmë të verdhat e vezëve,galetën,arrat,lëvoret e portokallit dhe rrushin e terur.
    Pjekim në temperaturë 180-200*C.
    E ftohim pak dhe ia qesim sherbetin e nxehtë.Kur të ftohet plotësisht e dekorojmë me shllag dhe lëvore portokalli.

    www.pjata.net


  • Embelsire me Levore Portokalli

    Përbërësit:
    8 vezë
    8 lugë sheqer
    100 gr rrush i terur
    2 lugë galetë
    200 gr arra të bluara
    lëvore portokalli (të ziera te kulluara dhe të ftohura)

    Përbërësit për sherbetin:
    lëvorja e 2 portokajve
    200 gr sheqer
    ujë
    Nevoiten edhe 3dl ajkë e ëmbël për dekorim dhe pak lëvore portokalli

    Përgatitja:
    Fillimish përgatitim lëvoret e portokallit.
    Pastrojmë mirë 2 portokaj,i qërojmë dhe lëvoret e grijmë në katrorë të vegjël.E qesim të zihet.Pasi të vlojë 2-3 minuta ia derdhim ujin dhe përsëri i mbushim me ujë dhe i ziejmë.Këtë proces e përsërisim 3 her.Në të katërtën herë i qesim 6 dl ujë dhe 200 gr sheqer dhe i ziejmë.
    Ky është sherbeti i ëmbëlsirës,të cilit mund t`ia shtojmë edhe lëngun e një portokalli.Nga sherbeti heqim lëvoret e portokallit dhe i lejmë anash se do na duhen për pandispanjën.
    Tani fillojmë me përgatitjen e ëmbëlsirës:
    Rrahim të bardhat e vezëve me sheqer,shtojmë të verdhat e vezëve,galetën,arrat,lëvoret e portokallit dhe rrushin e terur.
    Pjekim në temperaturë 180-200*C.
    E ftohim pak dhe ia qesim sherbetin e nxehtë.Kur të ftohet plotësisht e dekorojmë me shllag dhe lëvore portokalli.

    Burimi: http://receta.mesoshqip.org/2014/02/embelsire-me-levore-portokalli.html#ixzz2uY7ZJoaD


  • Pulë e përgatitur në mënyrë firencase

    Përbërësit:

    * 1 pulë
    * 1 kg spinaq
    * 180 gr gjalpë
    * 330 ml qumësht
    * 200 ml shtalpë
    * 2 vezë të ziera
    * 3 lugë parmezan
    * arrë muskati
    * 2-3 lugë miell
    * vaj, kripë dhe piper i zi

    Përgatitja:

    Pulën e presim në copë, të cilat i ziejmë në tenxhere me ujë. Copët e pulës të ziera i shpëlajmë me ujë të ftohtë.

    Spinaqin e prerë në copë të imëta e skuqim në vaj dhe në gjalpë. Hedhim në të kripë dhe pipër të zi.

    Në zjarr vëmë edhe një tigan, e vëmë gjalpin e mbetur dhe shtojmë 2-3 lugë miell. Hedhim edhe vaj. Përziej më pandërprerë gjatë skuqjes së miellit. Vazhdojmë të përziejmë me telin e kuzhinës dhe në tigan e shtojmë qumështin, hedhim kripë dhe kështu e përgatisim besh¬amel sosin. Pasi sasi e fiton dendësinë e duhur, tiganin e heqim nga zjarri. E grijmë arrën e muskatit dhe e hedhim në tiganin me beshamel sos.

    Mishit të pulës ia largojmë lëkurën dhe kockat dhe e presim në copë të imëta.

    Spinaqin e skuqur, bashkë me yndyrën e vëmë në tavë. Mbi spinaq e vëmë mishin e pulës të prerë në copë. Vezët e ziera i presim në rrathë, të cilat i rendisim në tavë.

    Në fund, në tavë e vëmë beshamel sosin. Sipër beshamel sosit hedhim dy lugë parmezan.

    Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 15 minuta në tempera¬turë prej 200 gradë.

    Pulën e përgatitur e presim në copë, të cilat i rendi¬sim në pjatë për servirje. Me shtalpë i zbukurojmë copët e pulës, si dhe pjatën për servirje. Sipër hedhim parmezan.

    www.pjata.net


  • Veze Skoceze

    Përbërësit:

    * 500 gr mish i grirë
    * 3 vezë
    * 1 dl qumësht
    * bukë e grirë
    * tul nga dy feta buke
    * miell
    * 4 vezë të ziera
    * 2 kokë qepë
    * majdanoz, vaj, kripë dhe piper i zi

    Përgatitja:

    Qumështin e hedhim mbi tulin e bukës. Bukën e lëmë derisa ta mpijë mirë qumështin.
    Qepën e grirë e skuqim në vaj. Majdanozin e grirë e vëmë në enën e madhe e të thellë, në të cilën e kemi vënë mishin e grirë.

    Në enë i thyejmë një vezë, e shtojmë tulin e zbutur në qumësht dhe qepën e skuqur dhe të kulluar. Hedhim kripë dhe piper të zi dhe tërë masën e ngjeshim me dorë.

    Pastaj, masën e ndajmë në dy pjesë dhe i shtypim me duar. Katër vezët e ziera i mbulojmë me brumin e mishit të grirë, duke krijuar-dy topa, të cilat i vëmë në tavë me vaj, të cilën e vëmë në furrë. Pjekim 5 minuta, në temperaturë prej 220 gradë.

    E nxjerrim tavën nga furra dhe vezët skoceze i kalojmë në miell, në dy vezë të rrahura dhe në bukë të grirë. Vezët skoceze të përgatitura në këtë mënyrë i skuqim në tenxhere me vaj. I presim përgjysmë dhe i vëmë në pjatën për servirje. I zbukurojmë me kopër.

    Pjatën e zbukurojmë me majonezë dhe me keçap.

    www.pjata.net